Khabib poston foto me Xhokoviçin, fansat e sulmuan: “Ti e quan veten musliman! Ai mbështet vrasjet që serbët kanë kryer në Kosovë
Tenisti serb, Novak Xhokoviç dhe kampioni nga Dagestani i MMA-së Khabib Nurmagomedov janë parë në u shoqërinë e njëri-tjetrit për disa ditë. Luftëtari i pensionuar i MMA postoi foto në Instagram me kampionin e tenist shoqëruar me diçiturën: “ with GOAT”, (me më të mirin e të gjitha kohërave).
Por kjo foto ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat e tij. Kahbibi ka marrë kritika të shumta, kryesisht nga komentues shqiptarë. Ata i kujtojnë kampionit nga Dagestani se çfarë ka thënë Novak Xhokoviç për Kosovën, kryesisht ka theksuar këngët patriotike serbe.
“Çka po bën o vëlla? Ai e mbështet Serbinë që masakroi myslimanët në Kosovë?”, “Ti bën një foto dhe e quan dikë më të mirën e të gjitha kohërave që mbështet vrasjen e myslimanëve në Kosovë dhe e quan veten musliman?”. Pas kësaj, disa tifozë nga Serbia e quajtën Khabibin “vëlla serb”.
Khabib konsiderohet si një nga luftëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Karriera e tij zgjati nga viti 2008 deri në vitin 2020 dhe ai e përfundoi karrierën e tij MMA me një rekord 29:0. Nga ana tjetër, Xhokoviç është tenisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Ai fitoi 24 Grand Slam, më të shumtët në histori.
;
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"