Kieza dhe Sule në shitje, Juventusi gati për tri goditje brënda muajti
Matias Soule është ndër emrat më të kërkuar të Juventusit. Për momentin janë kryesisht dy skuadra në garë për argjentinasin: Lester dhe Roma. Mes dy opsioneve, argjentinasi preferon verdhekuqtë, pasi dëshiron të qëndrojë në Italia.
Për më tepër, ai e di që trajneri, Daniele De Rosi, e simpatizon dhe për këtë arsye do të preferonte këtë opsion. Nga ana e tyre, klubi anglezi shkoi deri aty sa i ofroi 20 milionë euro plus 5 milionë bonuse, por nuk arriti në 30 milionë eurot e kërkuara fillmisht nga Juvja. Drejtuesit romanë në anën tjetër, megjithatë, do të ishin të gatshëm ta kënaqnin këtë vlerësim duke mos përfshirë lojtarë në akord edhe pse sipas “Sky Sport”, në Torino mund të përfundojë edhe El Sharaui nëse Juvja nuk bindet me 30 milionë. Nëse nuk arrin argjentinasin për të cilin pritet një ofertë e re nga Lesteri, Roma mund ta përdorë shumë për Kiezën.
PËR DY GODITJE – Nëse oferta e Romës për Soulenë ose Kiezën prek shifrën e përfolur më sipër, atëherë drejtori Xhuntoli do te zbarkonte menjëherë në Oporto të Portugalisë. Qëllimi do të ishin Vanderson Galeno, një brazilian me pasaportë portugeze së bashku me shokun e tij të skuadrës Fransisko Konceisao, djali i ish-lojtarit të Lacios, Serxho. Vlera e të dyve është pikërisht 30 milionë euro dhe në këtë mënyrë Juvja do të mbulonte korsitë e për më tepër do të ishte e lirë të shiste Federiko Kiezën, i cili me kontratën e tij, që skadon pas një viti, është kthyer në çështje, pasi klubi duhet ta shesë për të mos e humbur pa fituar asgjë në fund të sezonit, që do të nisë muajin e ardhshëm.
Një hipotezë për krahun e djathtë të mbrojtjes mund të jetë edhe Jan Kouto në pronësi të Mançester Sitit, por anglezët duan ta shesin, ndërkohë që drejtuesit e “Zonjës” për momentin duken më të interesuar për huazimin e brazilianit, i cili dëshiron të vijojë përvojën si i huazuar te Girona për të luajtur në Champions si titullar, diçka që nuk do ta kishte të garantuar nën urdhrat e Tiago Motës. Një tjetër hipotezë, dhe pse shumë e ndërlikuar, është ajo që çon drejt Adejemit të Dormundit, por mes vlerësimit të kartonit dhe rrogës, vështirësitë janë të mëdha. Edhe për dikë me aftësitë e drejtorit Xhuntoli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"