Kilian Mbape vazhdon të mbetet enigmatik: “Do të shpall klubin tim të ri në kohën e duhur, kanë mbetur ende detaje për t’u sqaruar”
Kilian Mbape përshëndet PSG-në me një trofe, Kupën e Francës. Të besuarit e Luis Enrikes mundën mbrëmë në finale Olimpik Lionin dhe kështu fituan dopietën franceze. Tashmë ish-sulmuesi i PSG-së, më pas, në fund të ndeshjes u pyet nga shtypi për të ardhmen e tij (ai tashmë ka shpallur lamtumirën e tij me PSG-në, por jo klubin e tij të ri që do të jetë Real Madrid) dhe u shpreh si më poshtë:
“Mendoj se më e pakta që mund të bëja ishte të them lamtumirë kështu dhe të përfundoja mirë me klubin tim. E ardhmja? Ka një trofe për të festuar, mendoj se ka një kohë për çdo gjë. Unë do të shpall klubin tim në kohën e duhur. Unë mendoj se do ta bëj për disa ditë. A do ta them para Kampionatit Evropian? Nuk e di ende, ka ende disa detaje për të sqaruar”.
Mbape largohet nga PSG si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe me një trofe: “Gjëja më e rëndësishme ishte të përfundonim mirë këtu, çfarëdo që të ndodhte. E rëndësishme ishte t’i jepnim klubit masën e plotë të lamtumirës, t’i jepnim trofeun e fundit.”
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"