Kimia e re funksionon/ Milani, ekipi me më pak rrotacion në… Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 22:20

Kimia e re funksionon/ Milani, ekipi me më pak rrotacion në… Europë

Refreni i Fonsekës po fillon të na hyjë në kokë: Menja, Rojal, Gabia, Tomori, Teo, Fofana, Reijnders, Pulisiç, Morata, Leao, Abraham.

MILANNN

Ky është formacioni fillestar dhe, pas ndalesë së shtatorit për kombëtaret, pati vetëm tre ndryshime: një ndeshje me Kalabrian titullar, dy me Pavloviç, tre me LoftusCik. Shumë pak. Po të kemi parasysh të mëdhatë e Europës, Milani është skuadra me më pak variacione në kontinent.

RENDITJA- Që nga fillimi i shtatorit, Fonseka nuk ka nisur asnjëherë ndeshjet me Joviç, Okafor, Musah, Çau dhe Çukvueze. Trajnerët e tjerë kanë bërë zgjedhje të ndryshme: ka nga ata që kanë ndryshuar në kupat e kombëtareve (Konte dhe Arteta, dy konservatorë të tjerë në kampionatet përkatëse) ose kanë organizuar një rrotacion të rregullt (Flik dhe Italiano).

Renditja për lojtarët e përdorur si titullar në muajin e fundit është kjo: Milan 14, Bajern dhe Atalanta 16, Juventus dhe Leverkusen 17, PSG18, Real Madrid dhe Bolonja 19, Inter dhe Barcelona 20, Liverpul dhe Arsenal 21, Siti dhe Napoli 22. Diferencë e madhe me “Djallin”. Renditja e minutave të luajtura nga 11 lojtarët më të përdorur, këtë herë e kufizuar në skuadrat italiane në Champions plus Napoli, jep të njëjtën ndjesi: 11 titullarët e Milanit kanë luajtur 2580 minuta, Interi dhe Juventusi nuk arrijnë as 2300.

ARSYET – Pse ndodh kjo? Fillimi i tmerrshëm i sezonit nga ana Milanit shpjegon shumë. Në vështirësi, Fonseka mori një vendim: vendos një formacion titullarësh dhe mbështetu mbi të.

Ai e kuptoi që Gabia do të ishte njeriu i duhur në mbrojtje dhe nuk bëri më kurrë pas. Më pas zgjodhi 4-2-3-1 me një fantazist shumë të veçantë – Morata ose LoftusÇik – dhe nuk ndryshoi kurrë mendim. Pra, Milani sot është një ekip me 10 titullarë dhe një balotazh të paeskploruar mes Emerson Rojalit dhe Kalabrias, që do të testohet pas kthimit të kapitenit nga lëndimi.

PA STOL – Çështja tani është të kuptojmë se cilat mund të jenë efektet anësore. Lëndimet, për momentin, janë kryesisht nën kontroll, nën mesatare krahasuar me vitin e kaluar: ata që luajnë, me përjashtime logjike si lodhja e Kalabrias apo ruajtja e Moratës, nuk janë në vështirësi. Për momentin ka më shumë dyshime për gatishmërinë e zëvendësuesve, të cilët rrezikojnë të humbasin formën dhe moralin nëse nuk përdoren.

Çukvueze, në Leverkusen, hyri keq. Musah rrezikon të humbasë ritmin: ai nuk është lloji i lojtarit që jep maksimumin në 15 minuta. Okafor pati probleme duke humbur kështu vazhdimësinë. Vështirë se shtyn gjatë më këtë ecuri, me dy ndeshje në javë: Kalabria, Pavloviç, Musah, Çukvueze, Okafor dhe Jovic do të nevojiten. Fonseka, në bllokun e qëllimeve të mira për tetorin, duhet të ketë shkruar qartë: më tepër rrotacion.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"