“Kishim fat”, Mario Mitaj: Mbrojtëm mirë, por duhet të përmirësojmë sulmin
Shqipëria barazoi 0 me 0 përballë Çekisë. Sfida në stadiumin “Arena Kombëtare” ishte e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Mario Mitaj tha pas ndeshjes:
“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Kishim fat, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin.
Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.
Unë thjesht mundohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”, u shpreh Mitaj për Klan TV.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"