“Kishim krijuar varësi ndaj të larguarve”, drejtori i Partizanit flet për merkaton. Abilaliaj: Një klub shqiptar nuk mund…
Partizani largoi në këtë merkato katër lojtarë, që llogariteshin për formacionin titullar. Mba, Cara, Rrapaj dhe Hadroj u transferuan në Ukrainë.
Për këtë dhe çështje të tjera të merkatos foli drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj.
“Janë katër largime të rëndësishme, që kanë kontribuar pa masë, kanë krijuar fizionominë, ndeshjet ishin të varura. Klubi është futur në rrjedhë ku nuk mund të bëjmë hap prapa, duke pasur parasysh dinamikat në merkato. Klubi duhet të jetë i qëndrueshëm, të funksionojë si ndërmarrje e madhe, që edhe prodhon dhe shet sepse është aspekt i rëndësishëm për klubin tonë. Të gjithë që u shitën, kishin arritur pikën maksimale, kështu mendoj dhe për shkak të ofertave që janë të konsiderueshme, një klub shqiptar nuk mund t’i thotë dot jo. Referencat e klubit janë rritur. Futbollistët që janë shitur kanë bërë mirë ku kanë shkuar.
Ne që në ditët e para kemi marrë masa. Deri në këto momente janë të firmosur tre futbollistë të rëndësishëm, katër janë larguar dhe dy janë zëvendësuar që në ditët e para të nëntorit. Bëhet fjalë për sulmuesin Padstrelau si zëvendësues i Carës dhe vendi i Hadrojt është zëvendësuar me lojtar me më shumë potencial. Pavarësisht se Sodiq është stërvitur me ekipin vetëm disa ditë.
Jam për të sqaruar komunitetin sportdashës, tifozët tonë, duke pasur parasysh që kemi bërë një investim të madh te futbollist i rëndësishëm, janë të vulosura kontratat prej dy muajsh. Përsa i përket anës kontraktuale, kemi 1 vit që e kemi ndjekur profilin e tij. Do jetë nga zëvendësimet më të mira. Sodiq do e ngrejë vendin e atij pozicioni.
Guxhufit e dijmë potencialin e tij. Guxhufi është marrë si pjesë e rëndësishme në fazën ofensive. Për momentin jemi vetëm në datën 11 janar. Në diskutim jemi për të plotësuar organikën. Minimalisht do të ketë dhe dy afrime të tjera. Përveç kohës që do i marrë ekipit apo stafit teknik për të sinkronizuar mekanizmat, kemi marrë parasysh duke menduar formulën.
Kur bëhet fjalë për të shitur lojtarë dhe oferta të larta, kjo është një nga aspektet e punës tonë në klub.
Kemi rreze të madhe të futbollistëve që monitorojmë. Futbollistët që kontaktojmë si zgjedhje të parë dhe të dytë, 99% i kemi firmosur. Profili që kërkojmë dhe përfliten në media bien ndesh me filozofinë e klubit. Po të shikoni dhe afrimet që janë bërë, janë bërë në bazë të logjikës që t’i shërbejnë klubit.
Është e rëndësishme për ne, përpos aspektit për të qenë konkurrent për titullin, një aspekt është të krijojmë kushte për të rinjtë që të rriten. Është punë që vazhdon paralelisht. Një nga profilet më të rëndësishme që kemi sot nga të rinjtë është Jata. Si Jata, shumë shpejt do të vihen në dukje dhe futbollistë të tjerë që i kemi mbyllur dokumentacionin. Kjo ecën paralel me skuadrën tonë.
Pritet një mesfushor që mund të jetë në pozitat e Rrapajt dhe një sulmues tjetër duke marrë parasysh që Mba ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në klubin e ri”, u shpreh Abilaliaj për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"