“Kishim që me Çekinë që nuk fitonim”, Asllani i lumtur: Zënka në fund me Manajn për goditjen e dënimit? Ja pse reagova pak keq…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 0:35

“Kishim që me Çekinë që nuk fitonim”, Asllani i lumtur: Zënka në fund me Manajn për goditjen e dënimit? Ja pse reagova pak keq…

Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje dinjitoze në triumfin 1-2 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Ukrainës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mesfushori i cili është pjesë e Interit, në Serinë A, ndër të tjera u shpreh:  

WhatsApp Image 2024-09-07 at 23.20.41

“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që shumë mirë futboll. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën.  

Na ndihmon shumë kjo fitore se ishte ndeshja e parë dhe kur e nis mirë jemi një hap para. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikë dhe nuk ra shumë në sy. Jemi shumë të lumtur se edhe brenda e menduam pak dhe kishim që me Çekinë që nuk fitonim, na duhej dhe jemi të lumtur.  

Zënka në fund me Manajn për goditjen e dënimit? Jam shumë shok me Rein, u mërzita në fushë, por mbetet aty. U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë se jam stërvitur që i vogël. Por edhe ai ka një këmbë të mirë, reagova pak keq se u mërzita. Mungonin pak minuta, por asnjë problem me Rein, jam shumë shok. U tallëm pastaj, nuk ka problem, po tjetrën do e gjuaj unë”, u shpreh Asllani.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"