Kishte gjetur akordin, dështon kalimi i Çekiçit te klubi turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 22:12

Kishte gjetur akordin, dështon kalimi i Çekiçit te klubi turk

 Endri Çekiçi është ende një lojtar i lirë dhe mesa duket mesfushori nuk po gjen klubin e tij të ri. Edhe pse në Europë kampionatet kanë filluar, mesfushori pogradecar nuk ka firmosur akoma dhe po vijon të stërvitet individualisht në Tiranë.

cekici

Siç raportojnë mediat në Turqi, Çekiçi ishte afër firmës me Hatajasporin, duke gjetur marrëveshjen me këta të fundit të cilët garojnë në Superligën turke. Por, mesa duket diçka është bërë pengesë dhe kalimi i Endrit nuk është konkretizuar.

Për mesfushorin flitej se do të luante vetëm për një sezon, por ky kalim ka dështuar pasi palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Kështu, ish-lojtari i Kombëtares duhet të gjejë një klub ku do të vijojë karrierën e tij. Aventura e fundit e 26-vjeçarit ishte me Pendiksporin në elitën turke. Më herët ai ka qenë pjesë e Koniasporit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"