“Kjo tripleta e parë në karrierë”, Mentor Mazrekaj: Ja dedikoj… vjehrrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 19:22

“Kjo tripleta e parë në karrierë”, Mentor Mazrekaj: Ja dedikoj… vjehrrit

Mentor Mazrekaj ishte protagonist absolut në triumfin 3-0 që skuadra e Besës arriti ndaj Kastriotit, në duelin e Kategorisë së Parë, me mesfushorin që shënoi plot 3 gola. Mazrekaj foli shkurtimisht pas këtij dueli, teksa zbuloi që kjo ishte tripleta e parë në karrierë.  

mazrekaj

“Nuk dal më si lojtar i ndeshjes. Golat ia dedikoj bashkëshortes sime si dhe vjehrrit, që është një fans i futbollit shumë i flaktë.  

Është tripleta e parë në karrierën time. Nuk festova shumë, por e kam marrë topin. Dua të ndihmoj Besën këtë vit, ta fusim dhe pastaj të shikoj për vitet e tjera”, u shpreh Mazrekaj, për “Super Gol”, në RTSH.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"