Klaus Alinani: Në Vorë e vështirë, por Valbona është e vendosur për të marrë pikë
Valbona do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat kund Flamurtarit. Klaus Alinani, i ardhur gjatë kësaj merkatoje te Valbona, prej cilësive të tij të jashtëzakonshme në mesin e fushës, e ka përforcuar edhe më shumë këtë sektor.
Më herët Klaus Alinani ka luajtur me Luftëtarin, Bylisin dhe Tomorin. Për “Panorama Sport”, ai thotë: “Luajmë një ndeshje të vështirë dhe në transfertë, kundër një kundërshtari nga më të fortët e kësaj kategorie dhe një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superiore. Ne po përgatitemi çdo ditë për të treguar cilësitë tona të vërteta, ashtu sikurse i treguam edhe ndaj pretendentit tjetër në ndeshjen kundër Vorës.
Objektivi i Valbonës në çdo ndeshje është trepikëshi. Ne na mungojnë pikët, ndaj në këtë takim do shkojmë për t’i marrë ato. Edhe pse barazimi nuk është ai rezultat që duam, do të ishim shumë të kënaqur edhe me një pikë nga Vlora”, ka thënë mesfushori delvinjot, Alinani.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"