Klubi “gëlltit” çelësin, Partizani pritet të bëjë ndryshime në 11-shen kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 8:55

Klubi “gëlltit” çelësin, Partizani pritet të bëjë ndryshime në 11-shen kundër Laçit

Partizani mbylli dje përgatitjet për ndeshjen kundër Laçit në orën 16:00. Ashtu si që nga fillimi i këtij sezoni, klubi i kuq po përpiqet t’i shmangë mediat sa mundet, duke mos pasur asnjë stërvitje të hapur. As dje gazetarët nuk u lejuan 10 minutat e para, siç ndodh rëndom në klube serioze.partizani

Sa i përket skuadrës, nuk janë raportuar dëmtime, me trajnerin Veselinoviç, i cili e ka grupin e plotë. Gjatë konferencës ai paralajmëroi ndryshime në formacion.

Në qendër mund të ketë një ingranim të Prekës dhe Zguros, teksa në mesfushë ekziston një balotazh mes Ismailit dhe Taipit, i cili ende nuk është në gjendjen optimale. Mehmeti dhe Rrapaj duken të palëvizshëm, megjithëse nuk përjashtohen surprizat. Në sulm pritet rikthimi i Mba, me Bintsukën, që mund ta nisë si zëvendësues.

Cara dhe Zeka plotësojnë këtë repart. Të kuqtë janë grumbulluar që dje në hotelin e klubit në Tufinë dhe sot paradite do të udhëtojnë drejt Laçit.FSDGPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"