Klubi i Seria A pret drejtorin e Elbasanit, verdheblutë: Urojmë që bashkëpunimi të jetë i frytshëm
Elton Guranjaku ka mbajtur një takim në klubin e Bolonjës, si drejtori sportiv i Elbasanit. Klubi verdheblu ka treguar për bashkëpunimin që pritet në ardhmen ku përfshihet shkëmbimi i eksperiencave te të rinjtë, trajnerët e moshave, por dhe skuadrën e parë.
Të pranishëm nga Bolonja ishin drejtori teknik Sartori, drejtori i Akademisë Margoto dhe skauti Françesko Feliçi.
Njoftimi i Elbasanit:
“Eshte mbajtur nje takim ne ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna per nje bashkepunim ne te ardhmen, per shkembim eksperiencash ne sektorin e te rinjve, te trajnereve te moshave, si dhe ne skuadren e pare.
Falenderojme Drejtorin Sportiv Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademise Bologna FC Flavio Loris Margotto per mikpritjen dhe urojme qe ky bashkepunim te jete i frytshme per te gjithe palet!”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"