Klubi nuk paguan gjobën, sfida e Superiores pritet të luhet pa tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 9:23

Klubi nuk paguan gjobën, sfida e Superiores pritet të luhet pa tifozë

Bylisi tashmë është fokusuar totalisht te sfida me korçarët, e cila zhvillohet në Ballsh ditën e diel në orën 14:00, ditën e diel. Ballshiotët në harkun e 5 ditëve do të zhvillojnë dy sfida, sepse të premten presin ekipin e Teutës në “Adush Muçaj”, pasi nis faza e dytë e Superiores.

st

Mallakastriotët këtë here futen ndryshe në garë dhe skuadra tashmë duket më e harmonizuar. Në tetë sfidat e luajtura më parë kishte edhe një mungesë koordinimi, duke qenë se Bylisi bëri merkato, duke afruar plot 20 lojtarë. Tashmë situata është ndryshe në kampin mallakastriot dhe kjo u pa qartë edhe në testin me Adriatikun. Madje, edhe kualifikimi edhe pse ndaj një ekipi modest dhe disniveli ishte i dukshëm, vlen shumë në aspektin moral për skuadrën, për vazhdimin e kampionatit.

Me grupin janë bashkuar edhe portieri Renato Beqaj si dhe mbrojtësi i djathtë Laert Papa. Nga burime pranë stafit mjekësor ende nuk është vendosur për dy lojtarët nëse do të luajnë nga minuta e parë ose jo ndaj Skënderbeut. Situata duket e njëjtë edhe për Gabriel që u dëmtua ndaj të kuqve. Por më ndryshe duket gjendja e Patrik Trenit e Mario Gjatës, të cilët tashmë janë në formën e tyre optimale, ndaj edhe në klub presin shumë prej dy lojtarëve të ofensivës, ndërsa edhe sulmuesi Erik Berk i ardhur në ditët e fundit të merkatos është duke kapur formën e tij më të mirë.

Gjithsesi këto dy ditë deri në prag të sfidës me korçarët janë vendimtare për mallakastriotët, të cilët synojnë vetëm fitoren në duelin e shtëpisë të dielën në mesditë. Me shumë gjasa sfida do të luhet pa tifozë duke qenë se ende nuk ka një njoftim nga klubi për kompensimin e dënimit me gjobë në shumë monetare.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"