“Klubi po bën shumë mirë”, mesfushori i Tiranës para Skënderbeut: Hera e parë në jetën time që…
Tirana përballet sot me Skënderbeun në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja merr jetë në orën 19:00 dhe para saj ka folur mesfushori i bardhebluve, Ian Soler.
Ian Soler deklaroi para ndeshjes me korçarët:
“Ka qenë sezon i vështirë për çdo skuadër. Është hera e parë ndoshta në jetën time që shoh çdo skuadër që mund të mposhtë këdo. Për ne mendoj se çdo javë dukemi më mirë. Është mirë të mos pësosh gol ndaj Partizanit. Mezi presim të fitojmë ndeshjen e parë. Kampionati është konkurrues. Ne jemi gati për çdo ndeshje, jemi Tirana dhe duhet të luftojmë për të fituar çdo ndeshje.
Kur kam mundësi të luaj për Tiranën, dua të fitoj çdo gjë dhe të luaj në Europë, ky është synimi im dhe i gjithë skuadër. Ne kemi skuadër të shkëlqyer, jo vetëm 11 që luajnë. Pankina jonë është shumë e mirë, përfshirja e të rinjve nga akademia, klubi po bën shumë mirë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"