Postuar: Shtator 23, 2024 | 11:14
Klubi u mbylli tribunën ultrasve të Vllaznisë, reagon kryebashkiaku i Shkodrës: Do të zgjidhim…
Vllaznia ka siguruar tri pikë të rëndësishme në shtëpi përballë Bylisit duke fituar 2-0 dhe marrë kryesimin e Superiores. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke u ndalur tek mbyllja e tribunës së ultrasve të Vllaznisë. Ai shkruan se po punohet me klubin për zgjidhjen e këtij ngërçi.
Postimi i plotë
Tifozët janë zemra e Vllaznisë.
Bashkia Shkodër po ndjek nga afër shqetësimin e ngritur nga tifozeria “Vllaznit Ultras”, të cilët nuk janë lejuar të ndjekin ndeshjen Vllaznia – Bylis në tribunën e tyre nga KF Vllaznia, që bën edhe menaxhimin e ndeshjeve të ekipit.
Bashkia Shkodër, me tagrin që i jep ligji, por edhe përballë ndjeshmërisë ndaj tifozerisë shkodrane që ka qënë përherë shembull dhe motiv për ekipin, është në kontakt me klubin për zgjidhjen e këtij ngërçi.
Vllaznia pa tifozët humbet dinjitetin dhe atë çfarë përfaqëson prej një shekulli.
Jemi pranë tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë për t’u dhënë atë çfarë ata kërkojnë për ngjyrat kuqeblu.
PANORAMASPORT.AL