Klubi u mbylli tribunën ultrasve të Vllaznisë, reagon presidenti Xhaferi! Replikojnë edhe ish-ët Bejzade dhe Patushi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 13:57

Klubi u mbylli tribunën ultrasve të Vllaznisë, reagon presidenti Xhaferi! Replikojnë edhe ish-ët Bejzade dhe Patushi

Tifozeria “Vllaznit Ultras”, nuk janë lejuar të ndjekin ndeshjen Vllaznia-Bylis në tribunën e tyre nga klubi shkodran.GFJPresidenti Alban Xhaferi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se: “Eshtë shumë më fisnike t’i shmangesh situatat e pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes. Francis Beaumont”.

Kaq ka mjaftuar që shumë personalite të reagojnë mbi këtë çështje.

Ish-futbollisti Saimiri Patushi ka komentuar në postim duke thënë”: Alban Xhaferi presidente heshtja nuk zgjidhe gje vetem trazon me shume ujin dhe e cone te ata qe se duan Vllaznine.kurse dialogu ose gjuha e perbashket me Ultrasit sjelle progres se nuk kan vende ne bote qe u mbylle deren e stadiumit tifozve.sa presidenta ikin e vijne por ngjyrat  jan te qytetit dhe te tifozve sidomos Utrasit”.9

Ndërsa ish-trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade shprehet se: “Vllaznia pa ultrasit kuq e blu nuk quhet Vllazni. Cit Gjergj Fishta”.

Këtij të fundit i është përgjigjur vetë Xhaferi i cili i thotë: “Skerdi Bejzade profe je legjend futbollit dhe te respektoj si i tille”.GFPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"