Koha dhe kalendari i fortë, “armiqtë” e Kukësit të drejtuar nga trajneri i ri Çela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 14:16

Koha dhe kalendari i fortë, “armiqtë” e Kukësit të drejtuar nga trajneri i ri Çela

Aventura e dytë e trajnerit Emiljano Çela në krye të Kukësit ka nisur me humbje, ku në javën e tretë verilindorët u mundën 2- 1 në shtëpi nga Apolonia, që golin e fitores e realizoi në fund të takimit.

kukesi

Padyshim, si një ekip me moshë të re dhe pa eksperiencë, si dhe me mangësi fizike, detaj i nxjerrë në pah nga vetë trajneri Çela, bë që Kukësi të mos marrë pikë ndaj fierakëve. Stafi i ri ka pak ditë me ekipin, kështu që filozofia dhe përshtatja me grupit me trajnerin kërkon kohë. Koha duhet, por kohë nuk ka, pasi për Kukësin shumë shpejt vjen ndeshja e radhës, ku të martën luajnë sërish në shtëpi, ku presin Flamurtarin e mbushur plot me lojtarë me emër e përvojë.

Koha e pakët në dispozicion, por edhe kalendari i fortë janë “armiqtë” e Kukësit, i cili ndodhet në një situatë jo të mirë. Para ndeshjes me Apoloninë kapiteni Beshiraj u mundua ta karikojë ekipin, duke u thënë se kishte besim se do të fitonin, por fusha e lojës nxori problemet që Kukësi mbarat që nga koha kur zbriti nga Superiorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"