Kombëtarja e çiklizmit drejt Maqedonisë së Veriut, përzgjidhen pjesëmarrësit për turneun ndërkombëtar
Kombëtarja Shqiptare e Çiklizmit niset për në Velesh të Maqedonisë së Veriut për të përfaqësuar Shqipërinë në garën “Trofeu i Velesh” më datë 3 prill. Gara ka si itinerar për kategorinë Elitë/U23 Velesh – Bogomila – Velesh 88.2 km, ndërsa itinerari për kategorinë Junior do të jetë Velesh – Sogle – Velesh 74.2 km.
Nën drejtimin e drejtorit teknik teë Federatës Artan Gjurgjaj dhe trajnerëve Dashamir Rama dhe Renato Telha, ekipi i përzgjedhur në kategorinë Elitë/U23 do të jetë:
Olsian Veliaj
Marolino Hoxha
Mejdin Malhani
Brikel Barci
Ilia Cota
Armir Pipero
Andi Tafili
Nuri Mullalli
Ekipi i përzgjedhur në kategorinë Junior do të jetë:
Servet Kastrati
Henri Hysa
Hajri Gocaj
Klevi Daci
Gridi Milkurti
Kjo garë do t’i shërbejë Kombëtares si parapërgatitore për në aktivitetin madhor të FSHÇ, 79 Tour of Albania ME, që do të zhvillohet nga data 23 deri 27 maj 2022 si dhe Lojërat Mesdhetare Oran 2022, nga ku pretendohet të sigurohen vende nderi si individë dhe si ekip.
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"