Kombëtarja e vajzave/ Zyrtarizohet miqësorja me Rumaninë, ja kur do të luhet
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Rumanisë.Federata e Futbollit ka rënë dakord me federatën rumune që ky takim të luhet më 3 dhjetor në ora 17:00 në stadiumin “Eugen Popescu” në qytetin e Târgoviștes në Rumani.
Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin nën drejtimin e trajnerit Armir Grima më 25 nëntor në Tiranë, ndërsa tekniku shqiptar do të shpallë listën me futbollistet e grumbulluara pas pak ditësh.
Gjatë periudhës së grumbullimit, stafi teknik ka planifikuar edhe një test miqësor ndaj ekipit të djemve U-15 të Elite Youth Academy. Ky test do të luhet më 28 nentor në ora 14:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Stafi kuqezi ka vendosur që të shfrytëzojë datat e FIFA-s për të zhvilluar këtë grumbullim dhe këtë miqësore kundër Rumanisë, si një mundësi për të testuar skuadrën dhe për të vëzhguar elementet e reja. Pak javë më parë, Shqipëria njohu edhe kundërshtarët e Nations League që janë Çekia, Ukraina dhe Kroacia.
Fushata eliminatore do të nisë në muajin shkurt dhe do të përfundojë në muajin qershor.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"