Kombëtarja shqiptare mbërrin në Pragë, ja kur do të zhvillohet konferenca për shtyp dhe stërvitja zyrtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 20:02

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Pragë, ja kur do të zhvillohet konferenca për shtyp dhe stërvitja zyrtare

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.

IMG_1693

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Pragë kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës “Epet Arena”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"