Koment nga Fabio Kapelo/ Interi duhet ta nisë nga zero, Inzagi e tepron me rrotacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 0:04

Koment nga Fabio Kapelo/ Interi duhet ta nisë nga zero, Inzagi e tepron me rrotacionin

Nga FABIO KAPELO

KAPELO A

Sot në mbrëmje Milani do të luajë në shtëpi kundër Leçes. Në letër duket një ndeshje e lehtë, por pas fitores në derbi do të shohim këtë ndeshje për të kuptuar nëse kuqezinjtë kanë fituar realisht besimin, lojën dhe ekuilibrin. Sa i përket Interit, do të luajë në Udine dhe nuk është ndeshje e lehtë. Do të gjejë një skuadër që ka humbur ndaj Romës dhe ka dëshirë që të ringrihet.

E njëjta gjë vlen edhe për Interin pas humbjes në derbi. Mendoj që zikaltrit kanë nevojë që ta gjejnë veten në aspektin mental dhe të jenë të përulur dhe me dëshirën që kishin vitin e kaluar. Për shembull, të bëjnë atë që bënë në Mançester kundër Sitit në Champions. Kjo gjë u duk vetëm në 25 minutat e para me Milanin. Problemi më i madh për Interin mund të jetë vetvetja.

Kjo ndodh gjithmonë kur fiton një titull kampion. E rëndësishme është që zikaltrit të gjejnë përulësinë dhe ta nisin nga zero. Lojtarët që janë të rëndësishëm, dhe iu referohem liderave, deri tani në këto momente në kampionat kanë gabuar. Pastaj edhe Inzagi bën shumë rrotacion dhe të ekzagjeruar.

Kur ndryshon kaq shumë lojtarë, mendoj se krijon konfuzion edhe në mendjet e futbollistëve. Jam dakord që Interi ka futbollistë që dublojnë të gjitha rolet dhe trajneri duhet që t’i kënaqë të gjithë me aktivizimet, por ka kohë për këtë. Interi duhet të gjejë patjetër rrugën sepse ka humbur shumë pikë rrugës dhe kjo nuk është aspak pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"