Kompani, në gjurmët e Guardiolës: Ky është Bajerni që dua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 12:45

Kompani, në gjurmët e Guardiolës: Ky është Bajerni që dua

Bajern Mynih arriti një fitore komande 5-0 jashtë fushe në klasiken veri-jug të Gjermanisë kundër Verder Bremen, në ndeshjen e katërt të Bundesligës.

kompani

Trajneri Vinsent Kompani është në të njëjtin nivel me ish-trajnerin e bavarezëve, Pep Guardiola. Ndeshja e pestë, fitorja e pestë. Tri ditë pas suksesit 9-2 në Ligën e Kampioneve kundër Dinamo Zagrebit, skuadra shkoi një më mirë në Bundesligë dhe mbrojti me besim epërsinë në tabelë me fitoren 5-0 ndaj Verderit. Kompani vendosi një rekord startues të rekordmenët e Gjermanisë. Ai është trajneri i parë i Bajernit që nga Pep Guardiola në sezonin 2015/16 që fiton tri ndeshjet e tij të para në Bundesligë jashtë fushe.

Vinsent është gjithashtu “timonieri” i parë i bavarezëve që nga Karlo Ançeloti (2016/17) që fiton katër ndeshjet e tij të para në Bundesligë. 38-vjeçari mund të kalojë edhe ish-trajnerin e tij në javët e ardhshme. Me dhjetë fitore radhazi të Bundesligës, Guardiola ende mban serinë më të gjatë. Duke parë formën aktuale të ekipit, Kompani është në rrugën e duhur për të thyer këtë arritje. Ish-mbrojtësi tashmë ka një rekord, asnjë trajner tjetër i Bajernit nuk ka shënuar 29 gola në gjashtë ndeshjet e para konkurruese.

REAGIMI – “Jam shumë i lumtur. Ishte e rëndësishme të përgatiteshim mirë për këtë ndeshje të vështirë. Djemtë bënë shumë mirë. Për ne presioni është gjithmonë aty për të fituar dhe për të luajtur mirë. Nëse funksionon, kjo është mirë për ne. Atmosfera ishte e mrekullueshme”, tha Kompani. Me qëllim orientimit taktik kundër Leverkusenit të shtunën e ardhshme, belgu nuk dëshiron të lejojë askënd të shikojë “kartat” e tij ende. Kur u pyet nëse ata donin të luanin kundër kampionëve në mënyrë sulmuese si kundër Verderit, ai u përgjigj: “Nuk e di. Më duhet të analizoj më parë kundërshtarin. Fokusi im i plotë ishte transferta në Bremen. Nga dje fokusi do të jetë vetëm te Leverkusen”, përfundoi Vinsent Kompani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"