Kompani te Bajerni, “ilaçi” atletik i ruajtjes nga dëmtimet
Trajneri Vinsent Kompani e ka rikthyer Bajernin në rrugën e suksesit. Skuadra e Mynihut është lider pas dhjetë ndeshjeve të Bundesligës dhe ka fituar pesë ndeshjet e fundit konkurruese pa pësuar gol.
Pavarësisht ngarkesës së lartë, bie në sy se sa në formë janë lojtarët për momentin. Paraqitjet mund të jenë mashtruese, sepse me Hiroki Ito (metatarsal i thyer), Josip Stanisiç (stërvitje rehabilitimi pas një këputjeje të ligamentit anësor në gju), Aleksandar Pavloviç (stërvitje rindërtuese pas një klaviçere të thyer) dhe tani Zhoao Palhinja (pako muskulore e shqyer), Bajerni ka një numër lojtarësh më të mirë të lënduar.
Megjithatë, kjo listë është dukshëm më e vogël në krahasim me sezonin e kaluar, sepse nën drejtimin e Tomas Tuhel rekordmenët kishin 20 lëndime muskulore sezonin e kaluar. Anësorët si Serzh Gnabri dhe Kingsli Koman janë veçanërisht mbresëlënës me qëndrueshmërinë e tyre dhe mbeten pa lëndime në këtë sezon intensiv, një risi pas vitesh plot probleme muskulore.
Sipas “tz”, këta dy lojtarë në Sabener Strase në veçanti janë shembujt kryesorë se sa shumë yje janë tani më mirë për sa i përket shëndetit. Një faktor vendimtar është përqendrimi i Kompanis në shëndetin e lojtarëve.
Ai u jep atyre pushime kur është e nevojshme pa ushtruar presion apo kritikë, gjë që përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm kulturor në krahasim me paraardhësin e tij Tomas Tuhel. Për më tepër, emërimi i ri në fushën e menaxhimit të fitnesit me Valter Gfrerer ka pasur efekte pozitive, ku bashkëpunimi mes ekipit të trajnerëve atletik Bram Girs dhe departamentit të mjekësisë është konsideruar shembullor.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"