Konfirmohet Duglas Luiz, por ka shumë ndryshime te Juventus kundër Shtutgart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 12:41

Konfirmohet Duglas Luiz, por ka shumë ndryshime te Juventus kundër Shtutgart

Rikthime, por edhe konfirmime nga Tiago Mota në formacionin e Juventusit për përballjen ndaj Shtutgartit. Trajneri bardhezi do të ketë në dispozicion Mek’Kenin dhe Konseisaon, pa të cilët bëri në fitoren e vuajtur ndaj Lacios. Të dy këta lojtarë pritet të rikthehen titullarë, por nuk janë të vetmit.

juventus

Në portë do të luaj Matia Perin, pas ndëshkimit me karton të kuq të Di Gregorion në përballjen me Lajpcigun. Konfirmohen në krah Savona dhe Kambiaso, ndërsa në qendër Gati pritet të ulet në stol për t’i liruar vendin Danilos. Lojtari tjetër i qendrës do të jetë Kalulu. Edhe në mesfushë priten ndryshime ku nga minuta e parë mund të luajnë Mek’Keni i sapokthyer nga dëmtimi dhe Faxholi.

Rikthehet edhe Konseisao që nuk ishte i disponueshëm për Lacion, ndërsa konfirmohet edhe Duglas Luiz pas shpinës së Vlahoviçit, bashkë me Jildizin. Mota mund të marrë frymë më lirshëm në përballjen ndaj Shtutgartit sepse tashmë ka rikthyer në ekip dy lojtarë të rëndësishëm si Mek’Keni dhe portugezi Konseisao.

formi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"