Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Elbasani zyrtarizon portierin e Ganës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 11:39

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Elbasani zyrtarizon portierin e Ganës

Elbasani ka një portier të ri. Klubi verdheblu, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, ka bërë zyrtare firmën me ganezin Razak Abalora.

abalora

Portieri ganez ka qenë një kërkesë e trajnerit Bordin, i cili e njeh nga vitet në Moldavi, pasi ganezi ka qenë pjesë e Sherif Tiraspol gjatë karrierës së tij.

NJOFTIMI I ELBASANIT

Portieri Razak Abalora është verdheblu!

Abalora vjen në Shqipëri pas eksperiencës të suksesshme në elitën moldave. Ganezi numëron paraqitje me FC Sheriff Tiraspol dhe FC Petrocub Hincesti duke fituar 3 kampionate dhe 3 kupa në Moldavi. Shtatlarti gjithashtu në kabinet ka dhe një kampionat të elitës ganeze. Razak është rritur profesionalisht në akademinë e Feyenoord në Ganë.

Abalora ka përfaqësuar Kombëtaren e Ganës në arenat ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"