Konfirmohet Maldini, Spaleti publikon listën e Italisë me 4 debutues për ndeshjet vendimtare të Ligës së Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 18:55

Konfirmohet Maldini, Spaleti publikon listën e Italisë me 4 debutues për ndeshjet vendimtare të Ligës së Kombeve

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Luçiano Spaleti, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve. Italia ka 6 pikë pas dy ndeshjeve të para dhe sfidat ndaj Belgjikës dhe Izraelit në javët e ardhshme mund t’i sigurojnë asaj vendin e parë në grup.

spaleti

Për këtë grumbullim Spaleti ka ftuar 23 lojtarë, me katër risi në listë. Di Gregorio i Juventusit, Gabia i Milanit, Pisili i Romës dhe Maldini i Monzës janë katër risitë e trajnerit i cili po mundohet të freskojë grupin e lojtarëve për të nisur një cikël të ri.

LISTA

Portierë: Mikele Di Gregorio (Juventus), Xhanluixhi Donaruma (PSG), Gulielmo Vikario (Totenhem);

Mbrojtës: Alesandro Bastoni (Inter), Raul Belanova (Atalanta), Alesandro Buonxhorno (Napoli), Rikardo Kalafiori (Arsenal), Andrea Kambiaso (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Mateo Gabia (Milan), Kaleb Okoli (Leister), Destini Udogi (Totenhem);

Mesfushorë: Nikolò Faxholi (Juventus), Davide Frattesi (Inter), Lorenco Pelegrini (Roma), Nikolo Pisili (Roma), Samuele Riçi (Torino), Sandro Tonali (Njukasëll);

Sulmues: Moise Ken (Fiorentina), Daniel Maldini (Monza), Xhakomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"