Konfirmohet titullarët, si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 21:19

Konfirmohet titullarët, si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Laçit

Në ndeshjen me Laçin, Shkëmbi do të luajë me një 4-3-3. Ekipi dje në stërvitje, u rreshtua me Selmanin në portë. Gjumsi djathtas.

tiranaa

Dy qendrat janë Dembele e Kola, si dhe majtas Ismajli. Në mesfushë, Soler ia del të luajë nga minuta e parë. Në krah të tij është Jonuzi dhe Meta. Në sulm, një treshe zjarri me Haxhiun djathtas, në qendër Zharmuni dhe majtas Prengaj. Shkëmbi do të hedhë në fushën e lojës, pesë lojtarë ofensivë për të fituar ndeshjen e dytë në kampionat.

I vetmi që rrezikon sfidën me Vllazninë është Ismajli, i cili nëse ndëshkohet me Laçin nuk luan me shkodranët.

Përsa u përket dëmtimeve, problem është Ian Soler. Spanjolli në sfidën me Teutën e la fushën e lojës i dëmtuar dhe tani do të shihet gjendja e tij. Lojtari rrezikon të mos jetë në këtë takim. Nga ana tjetër, në luftë me kohën është Përgjoni, i cili prej gushtit është i dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"