Konseisao magjeps Juventusin, Xhuntoli bën gati ofertën për t’i blerë kartonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 15:36

Konseisao magjeps Juventusin, Xhuntoli bën gati ofertën për t’i blerë kartonin

Gjysmë ore në fushë kundër Xhenoas, por Konseisao i jep një sinjal të rëndësishëm Tiago Motës, sikur i thotë: “Unë jam këtu dhe dua fanellën e titullarit”.

konseisao

Portugezi u rikthye me gol pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave dhe dha menjëherë sinjale pozitive për trajnerin bardhezi. Talenti i tij është i padiskutueshëm, prandaj edhe Xhuntoli shpenzoi 10 milionë euro për huazimin e tij, por objektivi është i qartë, t’i marrë vendin Niko Gonzalezit.

Përveç mbrojtjes, forca e këtij Juventusi janë krahët dhe me shpejtësinë dhe mënyrën si driblon Konseisao mund të prishë hierarkitë në repartin ofensiv të “Zonjës”. Gradualisht pritet që Mota t’i japë më shumë hapësirë Konseisaos në mënyrë që ai të tregojë më shumë veten. Nga ana tjetër portugezi i ka idetë e qarta, që në momentin kur u shpreh për mediat se shpresonte te qëndronte për një kohë të gjatë te “Zonja e Vjetër”.

Prandaj, mbi të gjitha Konseisao kërkon që të shkëlqejë te Juvja në mënyrë që Xhuntoli ta blejë në fund të sezonit për 30 milionë euro nga Porto. Megjithatë, konkurrenca në kampin bardhezi nuk është e lehtë, pasi Niko Gonzalez është një tjetër lojtar që u afrua pas kërkesës së madhe të Motës, por gjithashtu është duke bërë mirë në sfidat e para me bardhezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"