Konseisao para duelit në Champions kujton përsëri sherrin: Fola me të katër lojtarët, nuk mori fund bota për një koncert

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2025 | 19:51

Konseisao para duelit në Champions kujton përsëri sherrin: Fola me të katër lojtarët, nuk mori fund bota për një koncert

Sherri në fund të ndeshjes së kampionatit me Kalabrian është kthyer në temë diskutimi edhe në konferencën e fundit për mediat të trajnerit të Milanit, Serxho Konseisao, para duelit me Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve. Ai ka theksuar se ka komunikuar me lojtarët dhe se grupi ka pranuar ndryshimet dhe rregullat e tij.

konseisao

Si shkoi përgatitja për ndeshjen?
Sot u stërvitëm në fushë me të gjithë grupin për 40 minuta, për mua nuk është idealja, por ne e dimë këtë. Me atë që studiojmë ne përpiqemi të bëjmë një ndeshje pozitive dhe të fitojmë.

Kanë qenë disa ditë të trazuara. A i tronditi gjërat ai episod?
Ne nuk kemi nevojë për gjëra që nuk janë interesante për të na dhënë një shtysë. Nxitja vjen me punë, me motivimin për të luajtur në kompeticionin më të mirë të klubeve në botë. Ne duam ta mbyllim këtë fazë në mënyrën më të mirë të mundshme. Motivimin ne e gjejmë çdo ditë që shkojmë në Milanello. Ne kemi këtë përgjegjësi për të mbrojtur një klub si Milani. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Morata ka nevojë për pushim? A do të bëni llogaritë për derbin?
E kuptoj pyetjen. Por mendoj ndeshje pas ndeshje, nuk bëj i llogaritë për dy ndeshje në të njëjtën kohë. Nuk është mirë. Nuk e kam filluar dje këtë zanat, kur e bëjmë këtë gjë, rezultatet nuk janë të mira. Duhet të fokusohemi te e nesërmja që do të jetë e rëndësishme dhe i vështirë për të arritur objektivin e dytë. Objektivi i dytë është të arrijmë mes 8 të parave në Ligën e Kampioneve. Jemi të përqendruar te kjo ndeshje, për derbin do të mendojmë të enjten që në aeroplanin me të cilin do të shkojmë në shtëpi.

A mund ta fitojë kjo skuadër Ligën e Kampionëve?
Kanë mbetur shumë ndeshje, synimi është të përfundojmë në katër më të mirat në kampionat. E thashë në pyetjen e mëparshme: nuk mund të mendojmë për derbin, e lëre më pastaj për Ligën e Kampionëve. Duke parë shumë përpara, nuk shohim shkallët që janë para nesh dhe rrezikojmë të pengohemi.

Si është përmirësuar skuadra në muajin tuaj të parë në Milano dhe çfarë do të dëshironit të shihnit të përmirësonte?
Ka shumë momente në lojë ku do të doja ta shihja skuadrën të përmirësohet: ndonjëherë ne bëjmë mirë, herë të tjera jo aq shumë. Kur kemi topin, flas për cilësinë e lojës, zënien e hapësirave, tranzicionet në mbrojtje që duhet të kemi… Trajnerët gjithmonë kërkojnë përsosmëri, ne punojmë për të gjitha këto detaje. Nuk është justifikim, por nuk ka kohë. Më pëlqen të stërvit lojtarët në fushë, për të parë hapësirat, për të parë korrigjimet. Por unë shoh edhe gjëra pozitive, si dhe gjëra në të cilat ne nuk jemi përmirësuar ose vetëm pak. Djemtë kanë besim, pastaj është më mirë të bëjmë një ndeshje të qetë sesa të bëjmë përmbysje. Është e rëndësishme të shohësh këtë frymë dhe të hedhësh brenda edhe gjëra për të fituar më qetësisht.

A mund të ngrihet Milani nga hiri, siç janë fjalët e një kënge të Lazza-s?
Nuk kam nevojë për këngë. Po punojmë që të arrijmë në fund të sezonit dhe t’i arrijmë këto objektiva. Ringjallja do të thotë që ka një situatë negative, ne duhet të fokusohemi te puna. Çdo ditë që kalon e njohim mirë njëri-tjetrin. Koncerti… Këto gjëra i bëjnë njerëzit të flasin, unë jam portugez, kam një kulturë tjetër, por gjuha e futbollit është universale: ka një stërvitje dy orëshe në ditë dhe pastaj ka jetë normale, për t’u përballur me profesionalizëm. Nuk është një thirrje për vëmendje për askënd, bota nuk mbaroi për një koncert. Unë kam folur me të katër futbollistët, unë kam rregullat e mia dhe klubi i ka ato. Nuk ka rëndësi për nesër, gjëja më e rëndësishme për nesër është të mendojmë për Dinamon dhe çfarë mund të bëjmë për të fituar.

Si e shihni grupin?
Unë shoh një grup shumë të mirë nga pikëpamja njerëzore. Ata janë burra të mirë. Ata e kuptojnë që është një mendimi i imi për futbollin dhe jetën tonë sportive. Që nga momenti që ata e dinë se si punojmë ne si grup, ata janë shumë të respektueshëm, ashtu siç jam unë. Trajneri duhet të shohë se çfarë grupi ka përpara, ata janë një grup i mirë. Unë erdha dhe ndryshova shumë gjëra dhe ata e pranuan këtë. Nuk duket se kemi ndryshuar mënyrën se si luajmë, por ka disa gjëra që duam të ndryshojmë. Jam i kënaqur me këtë grup.

Nga Porto në Milano, ADN-ja evropiane është në të dyja…
Janë dy klube shumë të mëdhenj. Mendoj se Porto është mes tre të parave për prani në turne, Milani është i dyti për trofe të fituar. Historia nuk hyn në fushë, por ADN-ja gjithsesi është e rëndësishme, ambienti që krijohet në këtë kompeticion është shumë i bukur. Është edhe ana tjetër, motivimi që kanë kundërshtarët përballë klubeve historike. Nesër përballemi me një skuadër që shpreson të shkojë në play-off, do të jetë shumë e vështirë. Milani dhe Porto kanë qenë kampione bote, kjo peshë nga një anë është pozitive dhe nga tjetra është pozitive edhe për kundërshtarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"