Konsesiao, prezantohet portugezi i Juventusit: Do jem si Kristiano

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 13:31

Konsesiao, prezantohet portugezi i Juventusit: Do jem si Kristiano

Françisko Konseisao është prezantuar për para popullit të Juventusit. Pasi debutoi me fanellën bardhezi në pjesën e dytë kundër Romës, portugezi ka folur në konferencë duke treguar arsyet që e çuan të zgjidhte menjëherë bardhezinjtë.

asadASasaS

RONALDO- “Nuk kam folur ende me Kristiano Ronaldon për transferimin tim këtu në Torino. Sigurisht do të flas në të ardhmen. Ai është një pikë referimi për mua ashtu si për të gjithë portugezët. Sigurisht që e shoh veten tek ai, në kuptimin që mund të përmirësohem gjithmonë. Ka shumë ngjashmëri mes jetës time dhe asaj të Kristiano Ronaldos”.

FORMA- “Jam duke punuar ditë pas dite për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i qetë sepse nuk kam asgjë serioze. Sa i përket pozicionit në fushën e lojës atë e vendos trajneri. Unë dua që të ndihmoj skuadrën në çdo moment. Në të djathtë ndihem në pozicionin tim”.

JUVENTUSI- “Kur të thërret një klub si Juventusi është normale që menjëherë do të shkosh patjetër aty. Kjo më ndodhi mua kur mora vesh që Juventusi më kërkoi. Jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Mota mund të më ndihmojë që të bëjë një hap cilësor në karrierë”.

CILËSITË- “Mendoj që driblimet, loja një kundër një dhe aftësia për t’u futur nga brenda fushës janë gjërat që më karakterizojnë. E di që me Motën mund të përmirësohem. Unë do të mësoj shumë gjëra me Juventusin”.

BABAI- “Sigurisht që kam folur me tim atë për futbollin italian. Ai në fakt ka luajtur përpara 20 vitesh dhe më ka treguar që Seria A në atë kohë ka qenë shumë e fortë. Është një kampionat perfekt për të nxjerrë në pah kualitetin tim. Mediat kanë dëshirë që të bëjnë krahasime mes meje dhe babait, por mua nuk më intereson kjo gjë”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"