Korabi bëhet “top”, Mziu konfirmon pesë afrimet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2024 | 21:21

Korabi bëhet “top”, Mziu konfirmon pesë afrimet e para

Korabi po përgatitet në Peshkopi për sezonin e ri futbollistik. Trajneri Canaj ka në dispozicion thuajse pjesën dërrmuese të titullarëve të sezonit të kaluar. Ndërkohë, drejtuesit e klubit dhe administratori Donald Mziu kanë menduar ta përforcojnë ekipin edhe me disa elementë cilësorë.

korabi feste

Këta i janë bashkuar grupit të futbollisteve nën drejtimin e trajnerit Agim Canaj. Mziu konfirmon për “Panorama Sport” se ekipi nën drejtimin e trajnerit Canaj, vijojnë normalisht përgatitjet.

“Grupi i lojtarëve titullarë nga sezoni i kaluar janë nën kontratë me klubin dibran dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë për të edhe gjatë këtij sezoni. S. Mziu, Qyrani, T. Marku, M.Çema, S.Lilaj, Kryemadhi, Kasalla, Paplekaj, Sina, Hasaj, Shehu, Reçi, Buçi, Tota, Fida do të vazhdojnë të luajnë për ngjyrat e Korabit.

Ndërkohë që grupit i janë bashkuar edhe mjaft futbollistë cilësorë të ardhur nga ekipet ë tjera të së Parës si Andoni nga Lushnja, Kurti nga Elbasani, Ndreaj nga Tomori, Goga nga Luzi i Kavajës, Çomo nga Tërbuni. Presim edhe disa futbollistë të tjerë në ditët në vijim për t’u bërë pjesë e ekipit”, u shpreh Mziu. Trajnerit Canaj tani i del për detyrë të përzgjedhë më të mirët për ndërtimin e një ekipi konkurrent që do të luftojë për t’u ngjitur në Superiore.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"