Korabi, faza nis me sulm të kompletuar në “Roza Haxhiu”! Xhafa: Lushnja nxjerr “inatin” e humbjeve ndaj dibranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2024 | 10:14

Korabi, faza nis me sulm të kompletuar në “Roza Haxhiu”! Xhafa: Lushnja nxjerr “inatin” e humbjeve ndaj dibranëve

Trajneri i Lushnjës Erion Xhafa flet në prag të ndeshjes me Korabin.erion xhafa38-vjeçari thotë se e dëshirojnë fitoren në përballjen e sotme me Korabin në shtëpi. Kjo është ndeshja e katërt e trajnerit Xhafa në drejtimin e Lushnjës, brenda 13 ditëve, e treta në shtëpi. Edhe në vazhdim të fazës së dytë, kalendari verdhejeshil është më shumë shtëpiak. Një mundësi që verdhejeshilët të ngjiten në tabelë. Në fazën e parë, Lushnja arriti të marrë një barazim pa gola ndaj Korabit në Peshkopi.

Si është përgatitur ekipi për ndeshjen me Korabin?

Përgatitjet kanë vijuar normalisht, ku ekipi ka qenë i përqendruar dhe i përkushtuar në çdo seancë stërvitore. Kemi punuar që të jemi gati për ndeshjen ndaj Korabit.

A keni parë reflektim në skuadër gjatë javës stërvitore?

Jua thashë, ekipi është i përqendruar dhe ka punuar shumë mirë. Sigurisht jemi të inatosur e keqardhur, sepse në dy ndeshjet e fundit kemi prodhuar shumë dhe nuk kemi marrë asgjë. Këtë “inat” duhet ta përdorim ose ta nxjerrim të premten për të bërë një paraqitje në kufijtë e perfektes. Duhet të fitojmë në shtëpi.

A keni mungesa për këtë takim të fazës së dytë?

Jemi të plotë. Në dyshim është vetëm Kamisoko, i cili po rikuperohet nga dëmtimi që ka marrë para ca ditësh.

Luani sërish në shtëpi, a ju bën kjo favoritë?

Të luash në shtëpi përpara publikut tënd, sigurisht që të avantazhon. Unë jam i mendimit se ndeshjet duhen ‘djersitur’ dhe fituar në fushë, pavarësisht faktit në luan brenda apo jashtë.

Në 13 ditë, 4 ndeshje për Lushnjën dhe trajnerin Xhafa, a janë shumë?

Janë shumë për të gjithë dhe jo vetëm për Lushnjën, por ky është kampionati me gjithë vështirësitë që ka. Duhet të jemi të aftë që të përballemi dhe t’i kalojmë me sukses. Duhet të realizojmë objektivin, që i kemi vënë vetes, të fitojmë çdo ndeshje.

Çfarë do t’i thoni ekipit para se të përballeni me Korabin?

Keni besim se do ta thyeni skuadrën dibrane? Ekipi duhet të vazhdojë të punojë dhe të rritet në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje, duke kërkuar gjithmonë maksimumin nga vetja. Kështu, mund të ngremë nivelin e të gjithë skuadrës. Kam besim maksimal te djemtë. Mendoj se e premtja do të na dhurojnë fitoren aq të dëshiruar nga të gjithë ne.

Korabi i drejtuar nga trajneri Agim Canaj ka mbyllur javën përgatitore në kuadër të transfertës së Lushnjës. Dibranët e nisin fazën e dytë në transfertë, ku sot në orën 14:00 luajnë në “Roza Haxhiu”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Kësaj ndeshje i është kushtuar një rëndësi e veçantë, për faktin se Korabi nuk ka qenë brenda pritshmërive gjatë 11 javëve të fazës së parë. Dibranët janë të pozicionuar në vend të nëntë në renditje me 11 pikë, një më pak se Lushnja që ka arkivuar 12 të tilla. Dibranët do të kërkojnë kthesën në startin e kësaj faze. Trajneri Canaj në krye të ekipit ka punuar me intensitet për të përgatitur sfidën.

Në javën e fundit Korabi u mund me përmbysje në Fushë-Krujë nga Kastrioti, por në këtë sfidë u rezervuan energjitë, pasi iu dha hapësirë lojtarëve të stolit. Trajneri Canaj nga kjo sfidë krijoi një ide më të qartë se cilët futbollistë do të aktivizojë përballë Lushnjës, sidomos në sulm. Me rikthimin e Markut dhe Çemës, duket se ky repart është kompletuar dhe pritet që në fushë të jenë titullarët më të mirë.

ALBAN ALUSHI/ SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"