Korabi në “duart” e trajnerit Canaj, dyndje futbollistësh për provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 15:20

Korabi në “duart” e trajnerit Canaj, dyndje futbollistësh për provë

Korabi e ka treguar veten në edicionet e fundit, ku për tre sezone radhazi shkuan deri në fazën “play off” por pa mundur që të sigurojnë biletën për në Superiore. Me shpresën për të bërë ndryshimin e madh, dibranët u përshëndetën me trajnerin Shpend Kumbarçe dhe afruan një emër të njohur të trajningut shqiptar.

KORABI

Agim Canaj do të jetë trajneri i Korabit të Peshkopisë për sezonin e ri 2024-2025. Ai ka nënshkruar kontratën më klubin dibran dhe nga e enjtja është zyrtarisht kreu i pankinës së Korabit, ndonëse nuk është prezantuar për publikun. Prezantimi i teknikut Canaj para stafit dhe futbollisteve është bërë nga vetë administratori i klubit, Donald Mziu, i cili i ka uruar mirëseardhjen dhe suksese në drejtimin e ekipit. Menjëherë pas prezantimit, trajneri Canaj ka vijuar seancën stërvitore.

Ai ka pasur luksin të ketë në përbërjen e skuadrës pjesën dërrmuese të sezonit të kaluar, lojtarë të cilët zyrtarisht kanë nënshkruar dhe lidhur kontratë me klubin për sezoni 2024-2025. Ai ka pasur nën urdhra nga enjtja futbollistë si: portieri Qyrani, Mziu, S.Lilaj, V.Lila, Kasalla, Shehu, Kryemadhi, T.Marku, Buci, Tërshalla e të tjerë. Nga dita kur Canaj mori drejtimin e ekipit, mësohet se ka dyndje futbollistësh në seancat përgatitore. Këta të fundit duan të bëhen pjesë e Korabit, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për përzgjedhjen e elementit cilësor.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"