Korabit rigjen golat e sulmuesit, Taulant Marku: Ndihmoj ekipin dhe ngjitemi lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 14:25

Korabit rigjen golat e sulmuesit, Taulant Marku: Ndihmoj ekipin dhe ngjitemi lart

Taulant Marku, që prej dy muajsh i ka munguar repartit të sulmit të Korabit, u rikthye me një gol me vlerë trepikëshe në takimin e luajtur në Tropojë ndaj Valbonës. Të besuarit e trajnerit Canajt, prej javësh nuk e kishin ndjerë shijen e fitores, pasi mungonte edhe goli.korabi feste me Markun ne tropojePas dy muajsh dëmtimi, është rikthyer sulmuesi kryesore i Korabit, Taulant Marku, ndonëse jo në 100% të formës. Ai është futbollist me eksperiencë në vijën sulmuese dhe këtë e tregoi edhe në Tropojë. Më parë ka mbrojtur ngjyrat e Tërbunit, Kastriotit e Dinamos. Në ndeshjen ndaj Valbonës, trajneri Canaj e ka përfshirë në formacion, çka ka rezultuar me fat për Korabin, pasi goli i shënuar nga Marku ka mjaftuar që  dibranët të marrin tre pikë mjaft të çmuara  dhe të hedhin tutje ngërçin e shënimit të golit. Në lidhje me rikthimin dhe golin, për “Panorama Sport” Taulant Marku u shpreh: “Ndeshja në Tropojë ishte shumë e rëndësishme për Korabin.

Vinim pas një humbje të pamerituar me Flamurtarin dhe skuadra ishte e goditur psikologjikisht. Fitorja me Valbonën tregoi se skuadra ka forcën dhe karakterin e duhur për të shkuar më lart në renditje. Kam munguar prej gati dy muajsh dhe pas dëmtimit nuk isha në formën time më të mire. Po rikthehem dhe mendoj që do ta ndihmoj dhe më shumë Korabin në vazhdim. Nuk kemi kohë për të festuar, sepse na pret një ndeshje shumë e vështirë me Apoloninë. Skuadra fierake gjithmonë na ka hapur punë, kështu që ne e vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin e radhës. Duhet të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalojmë dhe me ndihmën e tifozërisë dibrane, shpresojmë të arrijmë fitoren në fushën tonë”.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"