Postuar: Maj 22, 2020 | 8:07
Koronavirusi prek edhe një sport tjetër, kampionati Botëror shtyhet për në dhjetor të vitit tjetër
Kampionati Botëror i Notit, i cili sipas kalendarit ishte parashikuar që të mbahej në dhjetor në Abu Dhabi, është shtyrë për një vit për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
Nëpërmjet një komunikate, Federata Botërore e Sporteve të Ujit (FINA) ka njoftuar se Botërori i pishinës së shkurtër 25-metërshe do të mbahet nga data 13 deri më 18 dhjetor të vitit 2021. Ky është një tjetër event i madh sportiv që shtyhet për shkak të virusit.
Theksojmë se prej mesit të marsit, shumë aktivitete në mbarë botën janë shtyrë dhe anuluar duke shkaktuar kështu një kaos të madh në kalendarin e garave, por së fundmi situata ka ardhur duke u përmirësuar, duke bërë që të rritet optimizmi për rikthimin e sportit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"