Korrupsion për caktimin e Botërorit, nis hetimi për ish-presidentin francez Nikolas Sarkozi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2023 | 22:52

Korrupsion për caktimin e Botërorit, nis hetimi për ish-presidentin francez Nikolas Sarkozi

Zyra e antikorrupsionit në Francë ka nisur një hetim zyrtare kundër ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në mënyrë direkte në ndikimin që Botërori 2022 t’i jepej Katarit gjatë viteve kur ishte në pushtet në Francë.

sdfsdfsdsdfsdfsdf

Bashkë me të po hetohen edhe krahu i tij i djathtë, Klod Geant, si dhe publicisti Fransua de La Bros, i cili mendohet se ka qenë pjesë e paktit të korrupsionit në mënyrë që Franca e jo vetëm të mbështetnin kandidaturën e Katarit.

Denoncimi dhe hetimi përfshin edhe ish-kryeministrin e Katarit, Hamad Ben Jasem al-Thani, për korrupsionin e një zyrtari të huaj, mashtrimin, financimin ilegal të një fushate elektorale dhe fshehje të këtyre shkeljeve.

Dyshohet se shteti i cili siguroi Botërorin, mbështeti financiarisht fushatën e Sarkozi për t’u zgjedhur president e në këmbim mori mbështetjen e tij për të bindur përfaqësuesit e Francës apo edhe ish-presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, që të votohej kandidatura e Katarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"