Kosova braktisti ndeshjen me Rumaninë, kapiteni Rrahmani: UEFA dhe FIFA të marrin masa, kemi një të kaluar shumë të vështirë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2024 | 9:55

Kosova braktisti ndeshjen me Rumaninë, kapiteni Rrahmani: UEFA dhe FIFA të marrin masa, kemi një të kaluar shumë të vështirë…

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë. Qendërmbrojtësi kosovar i bëri thirrje UEFA-s që të ndërmarrë masat e nevojshme. -900-0-1725823416xrrahmani-953“Sonte ka pasur ofendime dhe thirrje raciste gjatë gjithë ndeshjes. Kemi kërkuar tri herë të marrin masa. Ne kemi shkuar në dhomat e zhveshjes, situata është përkeqësuar edhe më shumë.  Për këtë arsye kemi vendosur të mos kthehemi në fushë. Bëj thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të ndërmarrin masat e nevojshme. Vendi ynë ka një të kaluar të vështirë. Ka pas luftë, masakra dhe nuk ka qenë e lehtë të arrihet këtu. Kosova është Kosovë dhe kështu do të mbetet”, tha Rrahmani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"