Kosova u kthye te fitoret, Foda: Luajtëm me kurajë përpara, u mbrojtëm mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 9:30

Kosova u kthye te fitoret, Foda: Luajtëm me kurajë përpara, u mbrojtëm mirë

Pas fitores 0-4 në fushën e Qipros, trajneri i Kosovës, Franko Foda, theksoi se ishte një sukses shumë i rëndësishëm për të gjithë, duke filluar nga lojtarët, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tifozët.

Franco-Foda-7-780x439

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ekipin, por edhe për presidentin, stafin e trajnerëve. Është një rezultat shumë i mirë, pas humbjes me Rumaninë pak ditë më parë. Kemi luajtur mirë në thellësi, me kurajë përpara, jemi mbrojtur shumë mirë. Kemi shfrytëzuar rastet tona.

Në përgjithësi është një rezultat dhe një ndeshje shumë e mirë”, është shprehur trajneri Foda në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"