KRAHASIMI I RENDITJES/ Partizani njësoj si vjet, Dinamo me bilanc pozitiv! Laçi dhe Skënderbeu “K.O”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 21:17

KRAHASIMI I RENDITJES/ Partizani njësoj si vjet, Dinamo me bilanc pozitiv! Laçi dhe Skënderbeu “K.O”

Superiorja uli siparin e javës së 8-të ditën e djeshme, teksa kampionati duket se është futur në një fazë tepër interesante. Komandon Partizani, me një diferencë +1 pikë nga Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo, ndërkohë që për sa i përket fundit të renditjes, Bylisi dhe Laçi ndodhen në zonën e rënies direkt nga kategoria pas 8 javësh të luajtura.  

superiore-11-1.jpg

Për sa i përket krahasimit të renditjes, me atë të javës së 8-të të sezonit të shkuar, skuadra që ka rikuperuar më shumë pikë, duke surprizuar me ecurinë e saj është Dinamo, që numëron plot 7 pikë më shumë në krahasim me vjet në këtë fazë të kampionatit. Ndërkohë ekipi me bilancin më negativ nga ky krahasim është Laçi me –10 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu dhe Tirana.  

RENDITJA AKTUALE: 

sot

 

RENDITJA E JAVËS SË 8-TË NË SEZONIN E SHKUAR: 

 

renditja

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:   

PARTIZANI 0 pikë

EGNATIA –2 pikë

VLLAZNIA +5 pikë

DINAMO +7 pikë

TEUTA + 4 pikë

TIRANA – 4 pikë

SKËNDERBEU – 5 pikë

LAÇI -10 pikë

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"