Krahasimi i renditjes/ Pikë më shumë sesa vjet dhe rivalët më pranë, Vllazni cinike në këtë edicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 22:19

Krahasimi i renditjes/ Pikë më shumë sesa vjet dhe rivalët më pranë, Vllazni cinike në këtë edicion

Vllaznia e këtij sezoni nuk është më e bukura që kemi parë, por duhet thënë se është një nga skuadrat më cinike, që nuk i lëshon pikët kollaj, edhe pse i arrin edhe me lojë jo të bukur, siç janë mësuar në Shkodër.

Foto/F.Hazisllari

Foto/F.Hazisllari

Nëse i bëjmë kësaj Vllaznië një krahasim me fazën e parë të sezonit të shkuar, mund të themi se ky ekip është më efikas dhe ka arritur ta mbajë të vogël diferencën me rivalët direkt. Vitin e shkuar pas nëntë javësh shkodranët grumbullonin 12 pikë dhe renditeshin të pestët, në të njëjtën shkallë si sivjet. Nga ana tjetër kuqeblutë në nëntë ndeshje kanë grumbulluar 14 pikë dhe nëse vjet diferenca me kryesuesit ishte gjashtë pikë, sivjet është vetëm dy.

Sa u përket shifrave të golave të shënuar dhe pësuar, skuadra e Brdariç ka shënuar 12 herë, një më shumë më shumë sesa vjet, por ka pësuar 10 gola, po një më shumë sesa sezoni i shkuar. Mbetet të shihet se sa shkodranët do ta ruajnë ritmin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"