Krahasimi i renditjeve/ Ndryshim drastik i Vllaznisë nga sezoni i kaluar, Tirana dhe Laçi janë ata që kanë “rrëshqitur” më shumë
Pas gjashtë javëve të luajtura në Superiore, ka ardhur momenti i bilanceve të para për shumë skuadra, të cilat mund të shohin se ku janë në krahasim me pritshmëritë që kishte ndaj tyre në këtë edicion. Dhe kjo mund të bëhet edhe duke krahasuar ecurinë e ekipeve me atë të sezonit të mëparshëm.
Ajo që bie në sy në krahasimin e dy sezoneve është se Vllaznia ka 5 pikë më shumë në krahasim me një vit më parë, duke i bërë një start shumë më të mirë kampionatit që e sheh menjëherë në kryesim. Përveç shkodranëve, vetëm Dinamo me 2 pikë më shumë dhe Teuta me 1, kanë bilanc më të mirë se në sezonin e kaluar pas 6 ndeshjesh të luajtura.
Ekipet që kanë humbur më shumë pikë janë Tirana me Laçin, që kanë nga 4 më pak në krahasim me një vit më parë, të ndjekura nga Partizani me 3, si dhe Egnatia e Skënderbeu me 2.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"