Krahasimi/ Matematika kundër, por Partizani është sërish në krye
Për të tretin vit radhazi Partizani po tregon se është në gjendje për të luftuar për titullin kampion dhe pasi gjatë kësaj periudhe e ka fituar një herë dhe është shpallur nënkampion në mundësinë tjetër, do të provojë sërish ta çojë në 18 numrin e titujve kampion. Ashtu si vjet, të kuqtë kanë arritur sërish të jenë në krye, të paktën deri më tani, kur kemi mbërritur në javën e 13-të.
Nëse i bëjmë një krahasim me vjet, skuadra e kuqe këtë sezon ka pasur një start më të ngadaltë, pasi në 13 javë ka grumbulluar 24 pikë, katër më pak se vjet, kur e nisnin me 28 pikë. Edhe sulmi vjet ishte më produktiv, pasi shënonte 21 gola, 3 më shumë se sivjet, teksa në mbrojtje pësonin një gol më shumë se këtë sezon. Por pavarësisht këtyre statistikave, ka mjaftuar që edhe këtë herë Partizani të jetë në krye dhe të shkojë i qetë në këto pushime të shkurtra prej ndeshjeve të kombëtareve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"