Krahu i djathtë i trajnerit Mehmeti nuk shkon në Itali, Fatjon Tafaj largohet nga stafi i Dinamos
Stafit teknik të Dinamos do t’i mungojë Fatjon Tafaj.
Krahu i djathtë i trajnerit Dritan Mehmeti mësohet se nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Italisë, sepse e ka mbyllur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas. Ndihmës trajneri i Dinamos e ka marrë këtë vendim për arsye personale, pasi ka vendosur që të largohet nga Shqipëria për të jetuar në një vend tjetër.
Tafaj është përshëndetur me skuadrën dhe drejtuesit e klubit blu pas ndeshjes miqësore me Dinamon e Ferizajt, që u luajt ditën e premte. Tani duhet që klubi të gjejë një ndihmës trajner të ri për të plotësuar vendin e lënë bosh në staf nga Tafaj.
Ky i fundit erdhi te blutë në kohën kur drejtimin e skuadrës e mori trajneri Mehmeti, bashkë me përgatitësin atletik Sakone.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"