Krenaria e Geralb Smajlit: Vllazni, jap gjithçka për ty

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 14:15

Krenaria e Geralb Smajlit: Vllazni, jap gjithçka për ty

Mbrojtësi i krahut, Geralb Smajli, tani është kthyer në një prej lojtarëve të domosdoshëm për ekipin shkodran, duke luajtur titullar për Vllazninë.

mndmdd

Pas një mungese për shkak dëmtimi, ai u rikthye në fushë në ndeshjen e Kupës ndaj Partizanit, ku bëri një paraqitje shumë të mirë. Dje i riu ka folur për takimin ndaj Teutës, duke besuar se skuadra do të dijë të arrijë një fitore në këtë sfidë.

“Stafi më ka mbështetur si në momentet të mira ashtu edhe në ato të këqijat që kam kaluar. Jam i kënaqur që jam pjesë e formacionit dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia shpërblej me paraqitje sa më të mira në fushën e lojës. Ndaj Teutës na pret një ndeshje shumë të vështirë, sepse luajmë me një skuadër që ka bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit dhe shpresoj të kthehemi me tri pikë nga Durrësi. Jam krenar që jam pjesë e Vllaznisë. Është diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Premtoj vetëm se do të jap gjithmonë më të mirën për të. Do të jem përherë i gatshëm. Përherë jam munduar që të jap më të mirën dhe besoj se do të bëj edhe në të ardhmen që të kem një vend në formacion. Kthesa? Pas disfatës që patëm me Kastriotin fitorja ndaj Partizanit ka ndikuar pozitivisht në skuadrën tonë dhe sot shkojmë me një frymë besimi e optimizmi në Durrës. Ende nuk jam në 100% tim për shkak të dëmtimit, por kur futem në fushë kërkoj që të jap më të mirën time”, u shpreh 21-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"