Krespo: Lautaro më i fortë se Lukaku, do të shpërthejë me gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 20:39

Krespo: Lautaro më i fortë se Lukaku, do të shpërthejë me gola

Hernan Krespo, i cili prej pak kohe ka përfunduar eksperiencën e tij si trajner në Emiratet Arabe me Al-Ain, feston për golin e realizuar nga Lautaro Martinez kundër Perusë. Por nuk harron që për pak kohë duhet të lërë vendin e katërt në listën e golashënuesve historikë sepse sulmuesi zikaltër do ta arrijë.

sdfsdfdsfsdfsdfsdfsdfsf

Ndiheni keq për këtë fakt apo jo?
Unë kam shënuar 35 gola, ai ka shënuar 32. Unë nuk luaj më, ndërsa ai po. Është një histori e shkruar kjo. Por jam shumë i lumtur për të sepse ka arritur Maradonën dhe është një arritje që vlen sa ari. E kujtoj edhe unë momentin kur arrita Diegon në vitin 2006 në Botërorin e Gjermanisë.

Le ta lëmë pak mënjanë historinë dhe flasim për të tashmen. Çfarë lojtari është Lautaro?
Është një nga sulmuesit më të fortë në botë. Nuk duhet të harrojmë që pak vite më parë e donte Barcelona. Unë e këshillova që të qëndronte tek Interi sepse aty do të merrte emocione të mëdha. Nuk kam gabuar dhe duket se nga sulmuesit marr vesh…

Goli që shënoi ndaj Perusë ishte një perlë e vërtetë…
Në gjestin e Lautaros shpaloset gjithçka nga repertori i tij. Sensi i pozicionit që ai e ka shumë të lartë sepse gjithmonë di ku të qëndrojë në fushë. Dinakëri për të shkuar përpara mbrojtësit, zotësi në akrobaci dhe teknikë. E përsëris edhe një herë: Lautaro është një bomber i vërtetë. Di të bëjë gjithçka.

Me Interin në këtë sezon është ndalur në kuotën e 5 golave në kampionat. Pse kështu?
Ndodh që edhe sulmuesit e mëdhenj të kenë një moment që të shënojnë më pak sesa zakonisht. Por kjo nuk do të thotë që duhet kritikuar. Ai është një lider i vërtetë si në kombëtare ashtu edhe me Interin. Ka një siguri të madhe në aftësitë e tij. Di të ndërtojë manovrën dhe nuk është i zoti vetëm për gola. Është një sulmues modern.

Deri ku mund të shkojë ky Inter i udhëhequr prej Lautaros?
Unë mendoj se mund të fitojë titullin kampion dhe të shkojë në finale të Champions-it. Lautaro garanton golat dhe Turam është shoku i tij ideal. Interi në Itali është skuadra më e mirë e kampionatit, më e kompletuara dhe më ekspertja.

Por Napoli është në krye…
Është akoma herët për këtë. Llogaritë bëhen në pranverë, ku do të jetë sprinti i fundit. Napoli është në avantazh sepse nuk ka impenjime në Europë, por Interi do të gjejë ekuilibrat dhe do të ketë mundësi ta parakalojë.

Çfarë të pëlqen nga Lautaro?
Kur vlerëson një sulmues duhet të shohësh sa gola shënon. Dhe ai në fakt shënon pafund. Pastaj duhet të shohësh impaktin që ka në skuadër dhe Lautaro është prezent si me Interin ashtu edhe me Argjentinën.

A është një lojtar nga e shkuara që ai mund t’i ngjasojë?
Vështirë të bësh parashikime në dy epoka të ndryshme, por mendoj se Lautaro është një miks mes sulmuesve argjentinas. Për shembull në zonë është “vrastar” si Aguero. Në akrobaci në ngjason mua. Me kokë është i fortë si Batistuta edhe pse nuk e di nëse ka të njëjtën forcë. Është i shpejtë në kundërsulm dhe topin nuk ia heq dot nga këmbët. Pyesni një mbrojtës se kë ka më të lehtë të markojë Lautaron apo Lukakun.

Sipas jush kush është më i thjeshtë?
Për mua Lautaro është më i vështirë sepse ka më shumë kualitet. Lukaku e bazon lojën vetëm në forcën e tij, ndërsa Lautaro është më i kompletuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"