Kristi Vangjeli, tifozi special i Tiranës në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 15:40

Kristi Vangjeli, tifozi special i Tiranës në derbi

Kristi Vangjeli do të jetë tifozi special i Tiranës. Ish-lojtari dhe lideri i bardhebluve dje ishte në “Skënder Halili”.auto_Vangjeli1626106069Në momentin që hyri në kompleks, trajneri Bledi Shkëmbi dhe ndihmësi i tij, Sabien Lilaj, lanë punën dhe takuan ish shokun e ekipit. Të njëjtën gjë bëri edhe Gledi Mici. Vangjeli takoi më pas të gjithë stafin e vjetër, drejtorin Ibraimi që ndoqi dje stërvitjen nga fillimi në fund.

Po kështu, ai pa nga afër të gjithë përgatitjet. Vangjeli është një lojtar kampion me Tiranën e sezonit 2019- 2020, si dhe ndihmëstrajner. Aktualisht në Australi, Vangjeli do të jetë tifoz special i bardhebluve në këtë takim derbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"