Kristian Shpendi rikthehet te goli, Çezena përmbys rezultatin në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 21:33

Kristian Shpendi rikthehet te goli, Çezena përmbys rezultatin në pjesën e parë

Kristian Shpendi është rikthyer te goli në Serinë B me Çezenën. Sulmuesi shqiptar, i cili në duelin e kaluar ndaj Specias, mungoi për shkak dëmtimi, mbrëmjen e sotme ndaj Modenës arriti të shndërrohej në protagonist. 

shpendiiii

Miqtë gjetën të parët golin me Mendes, në minutën e 28-të. Gjithsesi Çezena arriti të reagonte mjaft mirë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Fillimisht Bastoni në minutën e 39-të vendsi baraspeshën, ndërsa Shpendi në minutën 45+1, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 2 me 1.  

Për sulmuesin 21-vjeçar ky ishte goli i tretë në 4 ndeshje me fanellën bardhezi në këtë edicion të Serisë B.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"