Kritika e Mateusit: Bajernit nuk i duhen blerje, trajneri është vendimtar
Në rubrikën e tij në “Sky”, legjenda e futbollit gjerman Lotar Mateus dha një opinion të qartë për situatën e Bajern Mynih dhe dyshon në objektivin e transferimit të skuadrës bavareze.
Pas çdo ditë, shtohet tensioni për të siguruar futbollistët e duhur në vigjilje të sezonit të ri. Dëmtimi i mbrojtësit Ito ka bërë që Bajerni t’i kthejë sytë nga tregu, aty ku emri i Xhonatan Tah po përflitet së tepërmi.
REAGIMI I FORTË – “Kontingjenti i Bajernit, siç e kam shpjeguar tashmë, ka cilësi të shkëlqyera, por janë trajtuar në mënyrë të gabuar. Jo gjithmonë duhet të fajësoni lojtarët për gjithçka, secili bën mirë të marrë përgjegjësi për detyrat përkatëse. Ndoshta trajneri i fundit ka kryer udhëzime të gabuara, ndonjëherë disa persona afër klubit nuk i mbështetën lojtarët në mënyrën e duhur”, tha me tone kritikuese Mateus.
BLERJET – Dëmtimi i Hiroki Ito ka sjell diskutime të shumta në Mynih, ku përflitet se Bajernit i nevojitet një tjetër mbrojtës në prapavijë dhe e vetmja zgjidhje është tregu i transferimeve. Por Mateus ka tjetër mendim. Ai pohon se rekordmenët e Gjermanisë janë mjaftueshëm të mirë në mbrojtje dhe mund të gjejnë lehtësisht alternativa të denja në grup: “Skuadra e Kompanisë është e kompletuar në çdo repart. Do ishte mëkat nëse shprehemi se Bajernit i duhen mbrojtës. Ata kanë futbollistë të kalibrit botërorë në pankinë, duke nisur me emra si Kim, De Ligt, Upameknao apo Erik Daier”, vijoi Lotar.
OPERACIONI “TAH” – “Nëse bordi i klubit më të titular në Gjermani do dëshironte vërtetë transferimin e Xhonatan Tah, atëherë nuk do zgjatej kaq shumë bisedimet mes palëve. Mjafton të marrim rastin e Itos apo Pahlinjës. Duket sikur Bajerni nuk është i sigurt. Ata kanë shpenzuar deri në këtë pikë të merkatos plot 125 milionë euro, çfarë do t’i kushtonte edhe 30 apo 40 milionë të tjera?! Asgjë, aq më tepër për një lojtar të cilin e kanë në listën e objektivave prej kohësh. Më tepër më ngjason me një teatralitet”, përfundoi Lotar Mateus.
Presidenti i Nderit në Mynih, Uli Hënes, ka theksuar paraprakisht se Bajernit i nevojitet të shesë futbollistë të caktuar, përndryshe nuk është në gjendje të kryejnë lëvizje të reja në “Allianz Arena”. Lojtarët e afruar në gjirin e bavarezëve këtë merkato verore janë Mishel Olize, Hiroki Ito dhe së fundmi Zhoao Palhinja. Tah dhe Dezir Doje kanë mbetur në tentativë, ndonëse afati i mbyllës së transferimeve ka ende kohë.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"