Kritikat e Haman: Kejn asgjëkundi, klubi nuk e bleu për t’i shënuar tregolësh Darmshtadit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 11:35

Kritikat e Haman: Kejn asgjëkundi, klubi nuk e bleu për t’i shënuar tregolësh Darmshtadit

Ditmar Haman kritikon ashpër sulmuesin e Bajernit, Herri Kejn, teksa mbetet skeptik nëse ai do t’i përmbushë pritshmëritë e larta, veçanërisht në ndeshjet e mëdha.

didi-hamann-fc-bayern-muenchen

Ai gjithashtu merr në “lupë” Manuel Nojer, pas gabimeve të tij dhe vë në dyshim transferimin e Zhoao Palhinja. Në rubrikën e tij aktuale mbi humbjen e fundit të bavarezëve në Ligën e Kampioneve kundër Aston Vilas, ish-futbollisti dhe eksperti i “Sky”, Ditmar Haman, nuk i kurseu kritikat.

ÇËSHTJA “KEJN” – “E kam thënë tashmë pas Kampionatit Europian të verës se ai ende detyrohet të tregojë veten në ndeshje të mëdha, ai vlen 100 milionë euro, edhe pse shënoi mbi 30 gola vitin e kaluar”, shtoi Haman.

Ai thekson se Kejn është transferuar për ndeshjet vërtet të mëdha, por ende nuk i ka dhënë provat.

“Herri nuk u fut për të shënuar një tregolësh kundër Darmshtad. Ai u fut për të shënuar kundër Leverkusenit dhe Aston Vilës dhe për të finalizuar në çerekfinalet e Championsit. Nuk e ka bërë ende këtë. Por unë mbetem skeptik për sulmuesin”.

GABIMI I NOJERIT – Përveç Kejn, Haman fajëson edhe Manuel Nojer, gabimi i të cilit ishte vendimtar për golin ndaj Aston Vilas: “Goli që pranoi Bajerni është tërësisht faji i Nojerit. Nuk kam dyshime. Manuel u pozicionua gabimisht, megjithëse mbrojtësi i tij, Daiot Upamekano, e kishte situatën nën kontroll”.

Për 51-vjeçarin humbja ndaj Aston Vilas nuk është arsye për panik, por ai sheh potencial të qartë për përmirësim në performancën e lojtarëve individualë. Ai pret më shumë nga Herri Kejn, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Nëse janë kaq dominues ndaj Leverkusenit dhe Aston Vilas, atëherë pres që një nga lojtarët më të mirë të krijojë një mundësi shënimi nga askund në 90 minuta dhe të bëhet një kërcënim për gol. Kam edhe dy fjalë për transferimin e Zhoao Pahlinja. Kam dëgjuar se ai nuk e ka treguar veten akoma, por nuk mendojë se është faji i portugezit. Atij i duhet dhënë besim dhe minuta për të dëshmuar veten”, përfundoi Haman.

Është e vërtetë se Didi Haman është analisti më kritikues kundër klubit të Bajernit më muajt e fundit. Vetëm disa javë me parë ai e quajti Xhamal Musialën lojtar individual, deklaratë që shkaktoi “zhurmë” jo vetëm në Gjermani.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"