Kriza koronavirus, shpërthen sportistja e njohur: Nuk ekziston vetëm futbolli
Notarja italiane, Federika Pelegrini ka deklaruar për “Radio 24” se ajo kishte bërë shumë përgatitje përpara se të vendosej të shtyhej Tokio 2021.
Ndërsa shprehet e shqetësuar për moshën e saj për vitin e ardhshëm, Pelegrini thekson se është shumë e gatshme për momentin kur të rifillojë sporti dhe shton se nuk duhet të flitet vetëm për futbollin.
“Kur po përgatisja valixhen për t’u nisur mu dridhen paksa duart, por po ikja për një qëllim të mirë. Dëshiroja të arrija diçka të mirë në këto momente të errëta për ne italianët. Ne profesionistët po humbim shumë punë.
Një vit nuk është shumë, ama sjell shumë humbje. Eshte e logjikshme që në diskutimet për rihapjen e përgjithshme, sporti duhet të konsiderohet si një punë e madhe për të cilën ka nevojë vendi. Më vjen keq që dëgjoj të flitet vetëm për futbollin, sepse ekzistojnë dhe sporte të tjera,” u shpreh Pelegrini.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"